iniciativë qytetare apartiake për të drejtën e votës së diasporës shqiptare.

Misioni ynë për të drejtën e votës së diasporës shqiptare.

Të drejtën e votës nga kudo ku jetojmë e njeh Kushtetuta në nenin 45 prej dekadash. 

Ligji zgjedhor aktual, në kundërshtim me Kushtetutën nuk i detyron institucionet që organizojnë zgjedhjet (KQZ) që ta mundësojnë votimin nga jashtë Shqipërisë.

Pas një padie nga organizata Diaspora për Shqipërinë e Lirë në Gjykatë Kushtetuese, kjo e fundit lëshoi një vendim në fund të 2022, i cili e detyronte Parlamentit të miratojë një ligj të ri zgjedhor brenda vitit 2023, i cili të mundësonte votimin edhe nga jashtë Shqipërisë. Ky afat tashmë ka kaluar dhe nuk kemi ende ndonjë ligj të miratuar. 

Së fundi, mosveprimi i Parlamentit ka ngjallur pakënaqësi dhe reagim nga shumë qytetarë si ne dhe nga organizata të interesuara. 

Pra, ajo që ne po kërkojmë me #duatëvotoj2025 është vetëm që parlamenti të zbatojë këtë vendim Gjykate sa më shpejt.

Ne si aktivistë të pavarur nga Diaspora synojme të shtojmë presionin qytetar kundrejt Parlamentit me thirrjen e përbashkët #duatevotoj2025.

Ju ftojmë të bashkoheni me ne duke përdorur këtë hashtag në rrjetet sociale dhe duke iu bashkuar protestave tona pranë ambasadave shqiptare nëpër bote.

 

 

Iniciativa #duatevotoj2025

Ne angazhohemi që qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit të kenë të drejtën e tyre kushtetuese të marrin pjesë në zgjedhjet e vitit 2025 dhe kështu të mund të shprehin vullnetin e tyre për të ardhmen e vendit.

Iniciativa #duatevotoj2025

Ne angazhohemi që qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit të kenë të drejtën e tyre kushtetuese të marrin pjesë në zgjedhjet e vitit 2025 dhe kështu të mund të shprehin vullnetin e tyre për të ardhmen e vendit.

Mobilizimi i Diasporës

Ftojmë të gjithë bashkatdhetarët nga Diaspora në protestat e ardhshme:

12 Maj në  Stuttgart
18 Maj në Milano,
23 Maj në Hagë,
24 Maj në Bruksel,
25 Maj në Londër.

Wir benötigen Ihre Zustimmung zum Laden der Übersetzungen

Wir nutzen einen Drittanbieter-Service, um den Inhalt der Website zu übersetzen, der möglicherweise Daten über Ihre Aktivitäten sammelt. Bitte überprüfen Sie die Details in der Datenschutzerklärung und akzeptieren Sie den Dienst, um die Übersetzungen zu sehen.